Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë takimit me homologët e vendeve ballkanase në kuadër të samitit të Prizrenit, ka hedhur idenë e krijimit të një schengen-i ballkanik.

Sejdiu ua ka paraqitur idenë presidentëve Topi, Ivanov e Vujanovic, me të cilët ka zhvilluar takime të vecanta kokë më kokë.

Në këto takime, pavarësisht se të ndara, janë diskutuar të njëjtat tema, kryesisht rritja e bashkëpunimit ekonomik, sundimi i ligjit, si dhe prespektiva integruese e rajonit në familjen evropiane.

Ndër të tjera, presidenti Sejdiu ka falenderuar tre liderët për mbështetjen e vazhdueshme që vendet e tyre i kanë dhënë Kosovës.

Aktualisht në Prevalë po zhvillohet takimi i përbashkët mes katër presidentëve, ndërkohë që më vonë pritet që ata të dalin në një konferencë për shtyp.

Top Channel