Partia Lidhja Demokratike e Dardanisë ka akuzuar qeverinë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet arsimi në Kosovë, duke shprehur bindjen se reforma në këtë sektor do të dështojë.

Salih Gashi, anëtar i LDD-së, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se qeveria dhe institucionet shtetërore kanë dështuar në implementimin e ligjeve të miratuara në fushën e arsimit dhe shkencës.

“Institucionet shkencore dhe ato arsimore në këtë periudhë janë politizuar, duke prodhuar mungesë transparence, korrupsion dhe nepotizëm. Kjo gjë ka ndikuar në rënien e cilësisë së mësimit”, ka pohuar Gashi.

Top Channel