Seksioni kundër trafikut të qënieve njerëzore në Policinë e Kosovës ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër prostitucionit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave operacioni i koduar me emrin “qershori 2010” ka cuar në mbylljen e 31 klubeve të natës, ku dyshohej se ushtrohej prostitucion.

Sipas burimeve, forcat e policisë kanë arrestuar dy persona, ndërkohë që kanë zbuluar 26 persona të huaj që qëndronin ilegalisht në Kosovë dhe që frekuentonin lokalet në fjalë.

Top Channel