Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ka akuzuar direkt Serbinë se po pengon qëllimisht Kosovën në rrugën e saj të integrimit.

“Serbia, me synimin e saj për të hedhur blloqe diplomatike shtesë në rrugën integruese të Kosovës, po mban mbrapa gjithë rajonin”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka shtuar se Bashkimi Evropian do të ishte i paplotë nëse vendeve të Ballkanit perëndimor nuk do t’iu mundësohej integrimi.

Top Channel