Pasi është miratuar nga kabineti, qeveria ka cuar në presidencë reformën e pensioneve, që është një kusht për marrjen e këstit të dytë të ndihmës nga FMN.

“Vendi duhet të reformohet, kemi një rrugë të madhe për të bërë, por do të punojmë dhe vendi do të ecë përpara”, ka deklaruar kryeministri Papandreu.

Por sindikatat kanë reaguar duke deklaruar se falimentimi i qeverisë nuk mund të rregullohet me rrënimin e dy milionë familjeve.

Ato kanë paralajmëruar se do të organizojnë një grevë të përgjithshme më 29 qershor kundër masave të tilla.

Top Channel