Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu vlerësoi takimin e katër presidentëve, si vijimin i takimeve të zhvilluara më parë edhe në Shqipëri e Maqedoni.

Sejdiu tha se me këtë takim ne kërkojme t’u tregojmë të tjerëve ndryshimet që ka bërë Kosova.

“Ishte një darkë shumë e mirë dhe duhet të shpreh falenderimin për ta dhe presidentin Topi që do të vijë nesër. Është një vijim i takimit të Vlorës dhe tregon bashkëpunimin e mirë mes vendeve tona. Ishte një darkë që tregoi edhe një anë të bukur të Kosovës dhe ndryshimet që ajo ka bërë”, tha Sejdiu.

“U fol për bashkëpunimin mes vendeve dhe si të thellojmë këtë bashkëpunim”, shtoi lideri kosovar.

Top Channel