Ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Bruce Warlick ka deklaruar se SHBA nuk presin që Serbia të njohë Kosovën.

Në një intervistë për një të përditshme serbe, Warlick ka nënvizuar se ky nuk është kusht për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Dëshirojmë të shohim Serbinë që bashkëpunon në mënyrë konstruktive me Kosovën, SHBA, BE-në dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë”, ka pohuar Warlick.

Diplomatja ka shtuar më tej se qëndrimi i Amerikës ndaj Serbisë mbetet ai i paraqitur nga zëvendëspresidenti Biden gjatë vizitës së tij në Beograd.

Top Channel