Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci u është përgjigjur akuzave të opozitës për situatën në veri të vendit, duke deklaruar se qeveria e tij është e vendosur për shtrirjen e ligjit edhe në këtë zonë.

Duke folur në sallën e Kuvendit, Thaci ka theksuar se është i angazhuar për zbatimin e planit “Ahtisari” në të gjithë territorin dhe ka nënvizuar se qeveria e tij është e para që ka investuar në veri.

“Ne i kemi dhënë mbështetje nismave të policisë, EULEX-it dhe KFOR-it për të kaluar situatën e padëshirueshme që është në veri. Por theksoj se kjo është qeveria e parë që ka investuar në këtë pjesë të vendit dhe ka një angazhim strategjik për të”, ka pohuar Thaci.

Kreu i qeverisë ka theksuar se synon krijimin e komunës së re dhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira edhe në veri të vendit.

Nga ana tjetër, opozita kosovare ka kërkuar të informohet mbi mundësinë për mbajtjen ose jo të bisedimeve të reja mes Kosovës dhe Serbisë.

Top Channel