Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bjern Fon Sidou ka deklaruar se në Kosovë nuk ka vullnet për të luftuar dukuritë negative.

“Në Kosovë ka mungesë të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Jemi të pakënaqur nga përpjekjet e deritanishme”, ka pohuar Sidou.

Duke folur në një intervistë për BBC, zyrtari evropian ka theksuar se Kosova, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, nuk ka një perspektive të qartë evropiane për shkak të situatës së rëndë ekonomike.

“Në Kosovë ka një zhvillim të ulët ekonomik në krahasim me shumë vende në Evropë, ku ka para të pastra dhe nuk ka korrupsion”, ka nënvizuar Sidou.

Ai ka shtuar më tej se për të ndryshuar këtë situatë nevojiten vendime politike, si dhe një sistem gjyqësor dhe policor të pakorruptuar.

Top Channel