Fillon sot takimi i liderve rajonale në zonën turistike në Prevallë te Prizrenit.

Sipas axhendës së leshuar nga presidenca e Kosovës, të parët që mbërrijne sot pasdite në hotelin ku zhvillohet samiti janë presidenti i Maqedonisë dhe ai i Malit të Zi. Nje darke do t’i bashkoje ata me pas.

Ndersa Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi mberrin te shtunen ne mengjes. Takimi i cili ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit rajonal do te vijoje të shtunën me takimet dypaleshe mes krereve te shteteve te Kosoves, Shqiperise, Maqedonise dhe Malit te Zi.

Pas takimeve me njeri-tjetrin, katër presidentët do të ulen për një takim te perbashket. Pas kësaj, Sejdiu, Topi, Vujanovic dhe Ivanov do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi, e cila do të shënoje edhe mbylljen e takimit. Nderkohe qe udheheqesit e fundit, mes te cileve edhe Presidenti Shqiptar Topi do largohen mengjesin e se dieles. Pjesëmarres te takimit në Prizren nuk do të jetë presidenti i Serbisë, Boris Tadic për arsyet tashmë të njohura.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës rrjedhimisht një ftesë e tillë do të refuzohej nga kreu i shtetit serb. Por presidenti Sejdiu nuk e ka zgjeruar rrethin e të ftuarve me presidentët e vendeve të tjera të rajonit, p.sh të Kroacisë apo Bosnjes.

Sipas zyres per shtyp te presidences se Kosoves, arsyet për këtë janë sepse presidenti Sejdiu ka ndjekur të njëjtin format takimi, sikurse ai qe presidenti i Shqipërisë organizoi në Vlorë vitin e kaluar dhe apo si ai i Ohrit organizuar nga presidenti maqedonas Ivanov.  

Top Channel