Policia e Kosovës është më e plakura në Ballkan, pasi në radhët e saj janë 1 mijë e 147 agjentë të moshës nga 50 deri në 65 vjec.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ky fakt është pranuar edhe nga ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi.

Ky i fundit ka deklaruar se në ligjin për policinë duhet të përfshihet edhe avantazhi që agjentët të përfitojnë nga pensioni i parakohshëm.

Në këtë drejtim, opozita kosovare vlerëson se qeveria e kryeministrit Hashim Thaci është e vonuar.

Top Channel