Kalimi i përgjegjësive nga KFOR-i tek Policia e Kosovës do të bëhet atëherë kur të plotësohen kushtet.

Ka qenë ky mesazhi që u ka përcjellë autoriteteve kosovare admirali Mark Fitzgerald, i cili ka qëndruar dje për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Ndonëse KFOR i ka kaluar policisë kosovare kompetencat për kontrollin e kufirit me Shqipërinë, një gjë e tillë nuk është bërë ende për kufirin me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

“Kompetencat do të transferohen pasi të plotësohen kushtet. Besoj se për kufirin me Malin e Zi po punohet mes dy shteteve”, ka deklaruar Fitzgerald.

Top Channel