Kryeministri i ri i Britanisë, David Cameron u ka konfirmuar autoriteteve kosovare mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në formimin e shtetit të ri të Kosovës.

Në dy letra të vecanta dërguar presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaci, Cameron është shprehur se mbështet ambicjet e Kosovës për t’u integruar në BE dhe NATO.

“Britania mbështet fuqishëm zhvillimin e Kosovës si shtet i pavarur, i përparuar dhe multietnik dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të për të realizuar aspiratat integruese”, është shprehur Cameron.

Kreu i qeverisë së Londrës ka shtuar më tej se vlerëson miqësinë që ekziston mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel