Selia e Ministrisë së Ekonomisë në Athinë është evakuar plotësisht pas sinjalizimit të pranisë së një bombe përmes një telefonate anonime.

Në Greqi, pas shpërthimit të djeshëm në selinë e Ministrisë së Rendit, është shpallur gjëndje alarmi dhe trupat ushtarake dhe ato policore janë në gatishmëri.

Autoritetet greke vlerësojnë se objektivi i vërtetë i atentatit të djeshëm ishte ministri i Brendshëm, Michalis Chrisochoidis.

Nga ana tjetër, kryeministri Papandreu ka dhënë garancinë e tij se, qeveria dhe qytetarët nuk do të terrorizohen nga këto akte.

Top Channel