Shqipëri-Serbi pa viza
24/06/2010 09:35
Serbia do të heqë vizat për shtetasit shqiptarë që duan të vizitojnë këtë vend. Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Jashtëm serb Zdravko Ponosh gjatë një takimi me anëtarë të shoqatës Rozafa Moraça në Shkodër.
Në bisedën e zhvilluar në këtë takim me anëtarë të minoritetit serbo-malazez në Shqipëri, diplomati nga Beogradi tha se heqja e vizave me Shqipërinë është diskutuar në nivele dypalëshe mes dy Ministrive të Jashtme të të dy vendeve.
Shqipëria ndërkohë ka vendosur të heqë vizat për shtetasit e Serbisë.
Vendimi është marrë me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ministri i Jashtem Ilir Meta e ka diskutuar këtë çështje gjate muajit prill të këtij viti kur vizitoi Beogradin.
Top Channel