Prokuroria serbe për krimet e luftës ka ngritur akuza ndaj katër ish-zyrtarëve të policisë serbe, për vrasjen e të paktën 6 civilëve kroatë në fillim të luftës në Kroaci.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet serbe, sipas të cilave Zoran Vukshic, Sllobodan Strigic, Branko Hrnjak dhe Velimir Bertic akuzohen gjithashtu për keqtrajtim të popullsisë jo serbe në vitin 1991.

Burimet saktësojnë më tej se të katër personat në fjalë janë arrestuar në dhjetor të vitit 2009.

Top Channel