Komisioni për parandalimin e korrupsionit në Maqedoni ka ngritur padi ndaj 40 zyrtarëve, kryesisht deputetë, gjyqtarë dhe kryetarë komunash, për shkak të mos dorëzimit të dëshmisë se nuk kanë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës së tyre.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave situata më e rëndë paraqitet ajo në pushtetin lokal, ku 569 këshilltarë nuk kanë dorëzuar dëshminë në fjalë.

Për mungesën e dorëzimit të deklaratave të tilla, personat që ushtrojnë funksione publike, në bazë të ligjit, do të përballen me gjoba të larta.

Top Channel