Maqedoni, goditet trafiku i artefakteve

24/06/2010 17:05

Policia maqedonase ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër kontrabandës së artifakteve, duke arrestuar gjithësej 48 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave rrjeti i trafikut ka qenë i mirëorganizuar dhe në të bënin pjesë policë, drejtorë dhe biznesmenë.

Sipas burimeve, personat në fjalë kanë autorizuar dhe kanë favorizuar gërmimet e paligjshme në zonat ku ndodhen mbetje arkeologjike.

Burimet shtojnë më tej se gjatë operacionit të policisë janë bastisur 60 objekte, ku janë gjetur vepra arkeologjike të vjetra, kryesisht monedha, qeramike dhe artefakte të tjera.

Top Channel