Hartuesja e rezolutës për Kosovën, Ulrike Lunacek ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në Evropë, si dy shtete të pavarura.

“Mendoj se e ardhmja e Serbisë dhe Kosovës qëndron në BE dhe shpresoj që në të ardhmen kufijtë, dallimet etnike, ose e kaluara të mos jenë aq të rëndësishme”, ka pohuar Lunacek.

Ndërsa duke komentuar rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian, Lunacek ka theksuar se përmes saj i bëhet thirrje EULEX-it dhe qeverisë së Kosovës që të luftojnë korrupsionin në të gjitha nivelet.

Top Channel