Ministri britanik për Evropën, Dejvid Lidington, tha se Qeveria e tij konsideron pavarësinë e Kosovës si çështje të mbyllur. Ai kundërshtoi çfarëdo plani për bisedime për statusin apo ndarjen e Kosovës.

Pas takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe me Ministrin e Jashtëm Skënder Hyseni, Ministri Lidington tha se Prishtina e Beogradit mund të bisedojnë vetëm për çështje teknike.

Ministri britanik për Evropë David Lidington solli në Prishtinë mesazhin e qartë të Qeverisë britanike se pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe se kundërshtohen çfarëdo plani për bisedime rreth ndarjes dhe statusit.

Top Channel