Presidenca e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për samitin mes krerëve të shteteve të Ballkanit, që nis punimet nesër në Prizren.

Sipas informacioneve të fundit, deri më sot pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar presidenti shqiptar Bamir Topi, ai maqedonas Gjorgje Ivanov dhe ai malazez Filip Vujanovic.

Presidenti serb Boris Tadic nuk bëhet fjalë të jetë i pranishëm, për faktin se atij nuk iu dërgua një ftesë nga homologu kosovar Fatmir Sejdiu.

Në këtë samit, që do të zgjasë deri më 27 qershor, do të diskutohet kryesisht për bashkëpunimin rajonal.

Top Channel