Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në Skënderaj, pasi janë qëlluar me armë zjarri nga persona të tjerë brenda selisë së Kuvendit komunal.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave përdorimi i armëve mes dy grupeve erdhi pas një dhune verbale mes tyre.

Sipas burimeve, të plagosurit janë dërguar në qendrën mjekësore të Skënderajt, ku sipas mjekëve 2 prej tyre ndodhen në gjëndje të rëndë.

Mbi ngjarjen po hetojnë agjentët e policisë kosovare, të cilët kanë identifikuar dy autorët e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake kanë zbuluar se konflikti kishte lindur për cështje prone.

Top Channel