Përfaqësues të institucioneve të Serbisë kanë përsëritur qëndrimin e tyre për një zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës, i cili sipas autoriteteve në Prishtinë nuk mund të diskutohet më.

Sekretari i shtetit në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se një prej zgjidhjeve do të mund të ishte ‘modeli i Qipros’, një shteti të ndarë, që është pranuar në BE.

Ideja për një Kosovë të ndarë, është hedhur në prag të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që do të mund të hapte rrugën për bisedime të reja mes Prishtinës e Beogradit.

Top Channel