Federata Botërore e Futbollit FIFA ka publikuar një hartë të Serbisë pa Kosovën në buletinin informativ zyrtar para ndeshjes së kombëtares së këtij vendi dhe Australisë, që përfundoi me rezultatin 2-1 për ekipin australian.

Në buletin, sipas gazetës serbe “Press”, në Serbi ishin përllogaritur 7 milionë banorë, një numër që i korrespondon vetëm shtetasve serbë.

Në buletine shpërndahen të dhënat e shteteve pjesëmarrëse më takimet e vazhdueshme që po luhen në kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut.

Top Channel