Washingtoni zyrtar sërish i bën me dije të gjithëve se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kufijtë e saj janë të paluajtshëm.

Kjo thuhet edhe në një kumtesë të Departamentit Amerikan të Shtetit që jepet si reagim ndaj fjalës së ministrit të jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic i cili në takimin e Komitetit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë tha se statusi i Kosovës ishte “një çështje ende e hapur.”

“Qëndrimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara mbetet i pandryshuar.Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kufijtë e saj janë të vendosur,” ka thënë ambasadori amerikan në OSBE, Ian Kelly.

Top Channel