Patozi: Rama konfirmoi bojkotin në zgjedhjet lokale

23/06/2010 13:00

Kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi reagoi pas deklaratave të kreut socialist Edi Rama për Zërin e Amerikës, një ditë më parë.

Sipas Patozit, gjatë intervistës Rama rikonfirmoi zërat se socialistët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

“Ky është një lajm shumë i keq dhe një veprim i keq për një parti të madhe sic është Partia Socialiste”, u shpreh Patozi.

Po ashtu kreu i deputetëve demokratë kritikoi edhe sjelljen cinike që bëri Rama me një prej mediave me prestigjioze.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta