Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur sot në një takim ministrin britanik për Evropën David Lidington, të cilit i ka shprehur shqetësimin e tij për cështjet shqiptare.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, Ahmeti e ka vënë theksin në vecanti tek implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila sipas tij do të qetësonte marrëdhëniet ndëretnike në vend.

“Kjo marrëveshje ka ngritur bazat e një shteti multietnik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndër të tjera Ahmeti dhe Lidington kanë biseduar edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, proceset integruese dhe tek cështja e emrit.

Top Channel