Ministri britanik për Evropën, David Lidington ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se nuk mund të ketë më bisedime për statusin.

Në një intervistë për BBC, Lidington është shprehur se Prishtina dhe Beogradi duhet të bisedojnë për cështjet teknike që prekin dy vendet.

“Cdo afrim në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet mirëpritur, por nuk mendoj se do të kthemi prapa përsa i përket pavarësisë së Kosovës. Ky proces është një realitet dhe nuk mendojmë se do të ketë sërish negociata për statusin”, ka pohuar Lidington.

Top Channel