Ministri i ri britanik për Evropën Dejvid Lidington, do të bëjë një vizitë dyditore zyrtare në Kosovë. Në vizitën e tij të parë, Ministri britanik do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaci dhe qeveritarë të tjerë të tjerë.

Gjithashtu Ministri Lidington do të nisë projektin për kthimin e serbëve në shtëpitë e tyre në Prizren. Ky projekt është bashkëfinancim i Ambasadës britanike në Prishtinë dhe Qeverisë së Kosovës, ben te ditur Telegraf.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Ambasada britanike, kjo vizitë, vetëm një disa javë pas formimit të Qeverisë britanike, demonstron rëndësinë e që Britania i kushton Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës, në veçanti.

Top Channel