Policia e misionit EULEX ka arrestuar sot një shtetas kosovar, të shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka kryer keqtrajtime në Shqipëri gjatë luftës së Kosovës në vitet 98-99.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u ndalua nga agjentët në Gjakovë.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se lidhur me rastin në fjalë janë identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë, të cilët po kërkohen nga uniformat blu.

Në një shkrim të publikuar para pak kohësh nga BBC, thuhej se struktura të UCK-së kanë përdorur disa baza në Shqipëri për të marrë në pyetje të burgosurve serbë.

Top Channel