Autoritetet kosovare dyshojnë se në shtatë zona në vijën Kosovë-Serbi-Maqedoni ndodhen varre masive me trupat e kosovarëve të vrarë në luftën e viteve 98-99.

Komisioni qeveritar që heton mbi civilët e humbur ka treguar Kosharen, Livocin, Butelin, Medvegjën, Perukacin, Rudnicën dhe Bellaqevcin si vendet ku ndodhet varrezat.

Për zbardhjen e cështjes së varreve masive ka ndërhyrë edhe misioni EULEX, i cili ka kërkuar bashkëpunimin e Beogradit.

Top Channel