Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Hashim Rexhepi do të hetohet nga task forca e posacme për luftimin e korrupsionit, pasi dyshohet se ka kryer disa parregullsi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave shumë shpejt Rexhepi do të jetë përballë një grupi prokurorësh, vendas dhe ndërkombëtare, të cilët do ta marrin në pyetje.

Sipas burimeve, grupi në fjalë ka marrë nga misioni EULEX një dosje mbi guvernatorin dhe po e shqyrton atë.

Burimet shtojnë më tej se Rexhepi akuzohet për disa parregullësi të kryera para dhe gjatë ushtruesit të funksionit të guvernatorit të Bankës Qëndrore të Kosovës.

Top Channel