Hyseni: Serbia të zgjedhë mes Kosovës dhe BE-së
23/06/2010 15:10
Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ka deklaruar se pas vendimit të GJND-së, Serbisë do t’i duhet të zgjedhë mes anëtarësimit në BE dhe Kosovës.
“Serbia do të detyrohet të vendosë, nëse dëshiron të ndjekë rrugën evropiane, apo nëse dëshiron të mbetet peng i disa ambicjeve iluzore për kthimin e Kosovës nën sovranitetin e saj”, ka pohuar Hyseni.
Shefi i diplomacisë kosovare e bëri deklaratën e tij në një prononcim për të përditshmen prestigjoze kosovare, “Koha Ditore”.
Top Channel