Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl ka deklaruar se Kosova duhet të përfshihet në procesin e bashkëpunimit rajonal, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme mbi statusin e saj.

“Pavarësisht nga qëndrimi ynë për statusin, të gjithë duhet ta bëjmë Kosovën pjesë të bashkëpunimit rajonal”, ka pohuar Gyl.

Deklaratën e tij kreu i shtetit turk e bëri nga Stambolli, ku po zhvillohet samiti mbi Procesin e Bashkëpunimit mes vendeve të Evropës Juglindore.

Top Channel