Disa militantë të Partisë Komuniste të Greqisë kanë bllokuar mëngjesin e sotëm Portin e Pireut në Athinë.

Ata janë bashkuar me sindikatën Pame, e cila ka deklaruar para disa ditësh grevën e përgjithshme, duke paralizuar punën në portin më të madh të Greqisë dhe një nga më të mëdhenjtë në Ballkan.

Disa pasagjerë kanë reaguar ndaj mësymjes së anëtarëve të Partisë Komuniste por situata është qetësuar nga policia e vendit. Greva që zhvillohet kundër masave fiskale të marra nga qeveria, do të zgjasë 24 orë.

Top Channel