Ambasadori britanik në Beograd, Stiven Wordsworth i ka bërë thirrje Serbisë që të mos shpresojë në rihapjen e cështjes së statusit të Kosovës.

I pyetur nga mediat serbe nëse njohja e Kosovës është kusht për integrimin e Serbisë, Wordsworth ka nënvizuar se këtë cështje nuk mund ta zgjidhë BE.

“I mbetet Serbisë që të gjejë mënyrën se c’do të bëjë për këtë cështje, kur janë 22 vende anëtare që e kanë njohur Kosovën”, ka deklaruar Wordsworth.

Diplomati anglez ka shtuar më tej se pavarësia e Kosovës është një realitet, pavarësisht se dikujt ky fakt mund të mos i pëlqejë.

“Zyrtarët e lartë evropianë nuk mendojnë se autoritetet e Kosovës do të pranojnë kthimin e pushtetit serb”, ka shtuar Wordsworth.

Top Channel