Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar se, nëse do të kishte pasur një kornizë kohore, kontesti i emrit me Maqedoninë do të ishte zgjidhur kohë më parë.

Në një intervistë për “DW”, Papandreu është shprehur se cështja në fjalë ka zënë një periudhë kohore të gjatë, e cila ka shkuar dëm.

“Nëse do të kishim pasur një kornizë të përcaktuar kohore për problemin e emrit, ai do të ishte zgjidhur dje ose shumë vite më parë”, ka pohuar Papandreu.

Duke komentuar takimin e tij me Ban Ki Moon, Papandreu ka nënvizuar se ka marrë vlerësime për nismën greke, e cila sipas tij po mbështetet edhe nga ndërmjetësi Metju Nimic.

Më tej kreu i qeverisë greke ka rikonfirmuar qëndrimin e Athinës se, zgjidhja e kontestit duhet të jetë një emër me përmbajtje gjeografike që të ketë një përdorim të përgjithshëm.

Top Channel