Ministri i ri britanik për Evropën, Dejvid Lidington do të vizitojë Kosovën në datat 23 dhe 24 qershor, ku do të takohet më presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, Lidington do të nisë gjithashtu projektin për kthimin e banorëve serbë në Prizren, nismë e financuar nga ambasada britanike në Prishtinë.

Kjo e fundit ka deklaruar përmes një komunikate për shtyp se, vizita e ministrit Lidington tregon interesin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin dhe për Kosovën në vecanti.

Top Channel