Maqedonia dhe Kosova kanë nënshkruar sot një marrëveshje për bashkëpunimin dypalësh në fushën e diplomacisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga numri dy i diplomacisë kosovare, Vlora Citaku, e cila priti në Prishtinë homologun maqedonas Zoran Petrov.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, dy zyrtarët kanë vlerësuar marrëdhëniet e deritanishme dypalëshe dhe janë shprehur në favor të intensifikimit të tyre.

Gjithashtu, dy palët kanë shprehur vullnetin e mirë për zgjidhjen e cdo cështjeje që mund të dalë në të ardhmen.

Top Channel