Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka rikonfirmuar qëndrimin e vendit të tij kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Jeremic është shprehur se zgjidhja e cështjes së Kosovës mund të bëhet vetëm me arritjen e një kompromisi.

“Asnjë udhëheqje serbe do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ne do t’u rezistojmë përpjekjeve për të na detyruar ta bëjmë këtë gjë, natyrisht në mënyrë paqësore”, ka deklaruar Jeremic.

Ai ka shtuar më tej se kompromisi i mbështetur nga të gjitha palët është e vetmja mënyrë për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe të vazhdueshme.

Top Channel