Greqia ka deklaruar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet shtesë për cdo turist që ka mbetur i bllokuar në vend si pasojë e një aksioni industrial apo katastrofe natyrore.

Oferta është pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar imazhin e Greqisë, që u dëmtua nga grevat dhe protestat e njëpasnjëshme kundër planit anti-krizë të qeverisë.

Turizmi përbën rreth 20 për qind të të ardhurave të vendit, por prenotimet për këtë vit kanë rëne me pothuajse 10 për qind.

Turizmi grek ka vuajtur gjithashtu efektet e vullkanit që u aktivizua në Islandë, i cili përhapi renë e hirit duke bllokuar për disa ditë trafikun ajror.

Top Channel