Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Piter Feith ka shprehur bindjen e tij se pas vendimit të GJND-së do të krijohet mundësia për rritjen e kontakteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Duke folur përpara Komitetit për Politikën e Jashtme në PE, Feith ka deklaruar se dy vendet duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të diskutuar për cështjet praktike me interes të përbashkët.

Feith ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës, duke nënvizuar se kjo zonë karakterizohet nga varfëria dhe korrupsioni në administratë.

Më tej zyrtari i lartë evropian e ka vënë theksin tek zhvillimi ekonomik në Kosovë, duke e cilësuar atë si “të zbehtë” dhe ka kërkuar reforma të thella në fushën ekonomike dhe fiskale.

Top Channel