Di Caprio do të jetë Hoover për Eastwood
22/06/2010 17:40
Është zyrtare, Clint Eastwood do të drejtojë Leonardo Di Caprio në biografinë e Edgar J. Hoover, themeluesin e FBI-së.
Xhirimet e filmit me titull “Hoover”, duhet të nisin pasi Clint do të përfundojë “Hereafter”, tani në postproduksion.
Eastwood do të bashkohet me Robert Lorenz (Malpaso), me Brian Grazer dhe me Imagine Entertainment të Ron Howard.
Filmi do të jetë në skenografinë e Dustin Lance Black.
Top Channel