Brad kërkon ndihmën e një guru
22/06/2010 10:10
Marrëdhënia e Brad Pitt dhe Angelina Jolie ndodhet ende në gjendje kritike.
Pasi Angie zbuloi se partneri i saj ishte takuar me ish-gruan Jennifer Aniston, u nxeh shumë.
Tani duket se Brad po përpiqet që të riparojë marrëdhënien me Jolie, dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e një guru, për të shpëtuar raportin e tij në cift.
Duket se Brad i është drejtuar një lideri shpirtëror me emrin Ron Bard, i mbiquajtur ‘The Bard’. Ky i fundit ka konfirmuar për “Daily Star” se ka patur disa takime me Pitt, megjithatë nuk ka dhënë asnjë detaj rreth bisedës së tyre.
Top Channel