Bolonjë, 9 vjet burg për kosovarin
22/06/2010 17:05
Gjykata e Bolonjës ka dënuar sot me nëntë vjet e gjysmë burg një shtetas kosovar 39 vjeçar për dhunë seksuale, dhunë dhe pengmarrje.
Në tetor të 2009-ës, kosovari mori peng, dhunoi dhe përdhunoi për disa ditë shoqen e tij, një moldave 24 vjeçare, pasi ishte xheloz.
Prokurori i çështjes kishte kërkuar një dënim prej 8 vjet e gjysmë.
Top Channel