Viti, përleshje e armatosur, katër të vdekur
21/06/2010 13:10
Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur gjatë një përleshje të armatosur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vitisë. Tre janë shtetas të Maqedonisë.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska ka konfirmuar ngjarjen, por nuk ka dhënë detaje për vrasjet.
“Gjatë ditës presim më shumë detaje për këtë incident dhe se jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe gjatë ditës do të njiheni se çfarë ka ndodhur”, ka theksuar Jankullovska, bën të ditur Telegraf.
Në mesin e të vrarëve siç raportojnë agjencitë e lajmeve të Maqedonisë, janë tre shtetas të Maqedonisë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur ende nga Policia e Kosovës.
Top Channel