Policia e Kosovës ka identifikuar emrat e katër personave që mbetën të vrarë mëngjesin e sotëm në një shkëmbim zjarri në aksin rrugor Viti-Kollot.

Burime pranë PK kanë bërë të ditur se tre shtetasit maqedonas që kanë humbur jetën janë Qenan Ademi, Qzim Bakija dhe Qemal Agushi, përkatësisht 29, 24 dhe 27 vjec.

Ndërsa shtetasi kosovar që humbi jetën në të njëjtën ngjarje, sipas të njëjtave burime, është Bardhyl Fetahu.

Burimet shtojnë më tej se aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, e ngjashme me atë të ndodhur pak kohë më parë në Radushë.

Top Channel