Serbia: Bisedimet për statusin, në shtator
21/06/2010 15:35
Beogradi është i bindur se negociatat për statusin e Kosovës do të rifillojnë në shtator, menjëherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë, më 22 korrik.
Sipas mediave serbe, Beogradi synon që të arrijë një marrëveshje të re para se Serbia të anëtarësohet në BE, me pretendimin se askush nuk dëshiron një konflikt të ngrirë.
Ndërkohë, Sonja Liht, këshilltare për politikën e jashtme në Ministrinë e Jashtme serbe, ka deklaruar se pas vendimit të GJND-së, do të shqyrtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse pretendimet e Serbisë dhe Kosovës, në mënyrë që të arrihet një kompromis.
Top Channel