Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Sverre Myrli nga Norvegjia dhe me përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Portugalia, Italia, Franca, Polonia e Sllovenia, ndërsa kërkoi një presion më të madh të bashkësisë ndërkombëtare mbi Beogradin, i cili mbështet strukturat paralele në veri të vendit.

Në njoftimin për media të Presidencës, cituar nga Telegraf, bëhet e ditur se presidenti Sejdiu e njoftoi delegacionin për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe shprehu një falënderim për kontributin që ka dhënë dhe po jep NATO-ja.

Duke shfaqur qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për nevojën e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë, Sejdiu theksoi se reduktimi i këtyre trupave duhet të bëhet paralelisht me stabilitetin e vendit dhe me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Top Channel