Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu ka deklaruar se Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë, por jo për cështjen e statusit.

Sejdiu është shprehur se Kosova dëshiron të ketë marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, por në nivelin e dy shteteve të pavarura.

“Ka një varg cështjesh për të cilat mund të bisedohet me Serbinë, por asnjëherë nuk do të bisedohet për statusin e Kosovës dhe për tërësinë e saj territoriale. Kjo cështje është mbyllur njëherë e përgjithmonë”, ka pohuar Sejdiu.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta